Rama mbledh Te urtet
E hene 02 Prill 2012 1608
Kryetari i opozites Edi Rama eshte takuar ne mesdite me Keshillin e te Urteve nje forum i ri i ngritur prane Partise Socialiste.
Mbledhja e permuajshme eshte mbajtur pa pranine e mediave ne seline roze dhe vete anetaret e Keshillit nuk komentuan me pas bisedat me shefin e opozites. Por nga burime brenda takimit mesohet se jane diskutuar ceshtje me interes thelbesor per aksionin e metejshem politik te opozites. Nder to ishte edhe reforma elektorale ku Partia Socialiste percjell ne komisionin e posacem edhe zerin e partive aleate. Keshilli i te Urteve ka ndare opinione edhe mbi programin e ri te PS-se qe eshte ne hartim e siper Per nje rilindje shqiptare. Ne mbledhje nuk kane munguar as emrat shpesh kritike me Edi Ramen si Servet Pellumbi Ylli Bufi apo Rexhep Mejdani.
Komente
Facebook