E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, nxirren trupat e dy të rinjve të mbytur

Pas më shumë se 10 orë kërkimesh, polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga lumi i Ishmit trupat e dy të rinjve të mbytur dje. Polumtarët e forcave RENEA kanë nxjerr trupin e Ervis Saliut dhe Elson Sinametit.

Kërkimet për dy djemtë që u mbytën në ujërat e lumit Ishëm mesditën e djeshme, nisën rreth orës 06:00 të mëngjesit. Sipas burimeve të Shekullit, kërkimet po i vështirëson sasia e madhe e mbeturinave që gjendet në lum. Kërkimet e nisura pak pas aksidentit tragjik u ndërprenë mbrëmë për shkak të ujrave të turbullta si dhe errësirës.

Ngjarja 

2 të rinjë në zonën e fshatit Likmetaj të komunës së Ishmit kanë qenë duke mbledhur kanaçe metalike që sjell lumi dhe njëri prej tyre, duke marrë këto objekte, ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujin e lumit Ishëm, rreth 2 km në afërsi të grykëderdhjes në det, në zonën e njohur si plazhi i Ram Shpatit.

Pasi ka rënë i riu i parë, është hedhur për ta shpëtuar shoku i tij, por zona ka qenë mjaft e squllur nga ujrat e lumit që kalon në një zonë lagunore me mjaft llumëra dhe që tashmë është i ndotur pasi në të derdhen plehra të lumit Zezë si dhe të zonës së Fushë-Krujës. Kjo ka bërë që të rinjtë të kërkonin metale kanaçesh që transporton lumi. Policia ka njoftuar se në këtë tragjedi kanë humbur jetën të rinjtë Ervis Saliu si dhe Elson Sinameti, 20 dhe 23 vjeç.

Policia ka konfirmuar faktin e mbytjes aksidentale të tyre, i cili ka ndodhur në prezencë të njerit prej vëllezërve të Elsonit, Bledarit, si dhe të një shoku tjetër, pasi sipas dëshmis së tyre në vendin e ngjarjes kanë qenë 4 vetë. Vendi ku po kërkonin ka qenë një grumbull me hedhurina të mbledhura nga vërshimi i lumit dhe kur të rinjtë kanë qenë sipër tyre është shembur grumbulli dhe kanë përfunduar të dy në lumë.

Menjëherë janë nisur për në vendngjarje grupi hetimor i policisë dhe se në kërkim janë mobilizuar si forcat e rendit ashtu edhe banorë të zonës së Ishmit, në zonë mjaft kompakte kjo në solidarizimet në raste fatkeqësish të banorëve, të cilët janë të mendimit se  trupat e viktimave mund të ndodhen nën shtresat e llumërave ku kanë rënë. / Mark Brunga 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›