E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja e Veriut përgatitet për lëshimin e raketës testuese

Imazhet e reja satelitore tregojnë përgatitjet e Koresë së Veriut për lëshimin e një rakete testuese. Vendi komunist ka planifikuar lëshimin e raketës me rreze të gjatë ndërmjet datave 12 dhe 16 prill. Imazhet janë siguruar nga Digital Globe.

Sipas autoriteteve të koreane veriore, raketa do të lëshohet në orbitë për të studiuar prodhimin e dhe burimet natyrale të vendit. Gjithashtu ky zhvillim do të përkujtojë ditëlindjen e themeluesit të vendit Kim Il Sung.

Uashingtoni thotë se Koreja e Veriut po përdor testin e sistemit të raketave për armë nukleare, që mund të kenë si target SHBA-në. Analistët nuk besojnë se teknologjia e këtij vendi është në gjendje të ndërmarrë një sulm me armë nukleare.

Lëshimi i raketës do të jetë e katërta e këtij lloji që prej vitit 1998. Plani për lëshimin e raketës së ardhme mund të jetë një demonstrim i Koresë së Veriut se sa afër perfeksionimit është për një sulm me raketë ndaj SHBA-së.

Para planifikimit për lëshimin e raketës, Koreja e Veriut do të mbajë një takim që shihet si konsolidim i transferimit të pushtetit tek Kim Jong-un. Takimi i thirrur nga Partia e Punës, do të mbahet me 11 prill. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›