Tiranë, vetëvaret 65-vjecari, policia nis hetimet
TIRANË- I ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, pranë shkollës ‘Kushtrimi i Lirisë’.
Viktima është 65-vjecari Gëzim Çome. Ai është gjetur i varur në katin e 4-t të apartamentit në rrugën “Gani Domi”, nga gruaja me të cilën jetonte.
Policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se janë ende të paqarta motivet e vetëvrasjes, ndërsa shton se hetimet për këtë ngjarje do vazhdojnë me ekspertizën e trupit, cka do të tregojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.
Bashkëjetuesja e tij, me origjinë nga Mirdita po merret gjithashtu në pyetje për këtë ngjarje. Ajo sqaroi paraprakisht se 65-vjecari mund të jetë vetëvrarë si pasojë e një gjendje të rëndur psikologjike.
(ma.ar/BalkanWeb)