Shtypi i huaj: Grekët shesin Picasso për të paguar borxhet
ATHINE - Nuk mungojnë komentet ironike dhe fyese nga mediat e huaja, në lajmet e puiblikuara mbi vjedhjen e veprave të artit nga Galeria Kombëtare greke në Athinë.
"Greqia shet Picasso për të paguar" është një nga shprehjet e përdorura nga gazetarët në lajmet e tyre, mbi vjedhjen e veprave të artit nga Muzeu i Athinës.
"Greqia shet piktura, me sa duket për të paguar kreditë e marra", komentohet në në edicionin online të gazetës "Le Figaro".
Në edicionin online të gazetës belge "La libre" e problemi trajtohet si dëshmi e shpërbërjes së plotë të shtetit grek, që u shkaktua për shkak të masave shtrënguese të ashpra të imponuara nga Trojka, ndërsa nuk mungojnë referencat përçmuese për "mungesën e plotë të organizimit në Greqi."
Nga ana tjetër, shumica e rrjeteve dhe versionet online të gazetave në të gjithë kontinentin transmetuan lajmin, duke theksuar punën e Picasso, artist i madh i cili ia dhuroi veprën e tij "popullit grek, në shenjë mirënjohjeje për luftën dhe rezistencën anti-naziste."
BBC raporton se nga Galeria Kombëtare e Athinës kanë “bërë krahë" dy vepra shumë të rëndësishme, ndërsa Reuters foli për punë të kujdesshme në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me qëllim vjedhjen e pikturave nga Galeria e Arteve të Athinës