Topi - Rasmusen Shqipëria pro Bosnjes dhe Kosovës në NATO
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, priti dje në një takim, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe delegacionin e lartë që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare, të parën në Shqipëri.
“Kjo ditë e vizitës suaj është një nga ato ditë që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me Aleancën, anëtarë të së cilës jemi më shumë se prej një viti”, – theksoi presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zyrtarit të lartë të NATO-s. Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje se ne e vlerësojmë me përgjegjësi dhe seriozitet të lartë angazhimin e palës shqiptare si anëtare dhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut, me qëndrimin dhe bindjen e plotë se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur arritje të reja për paqen dhe sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, familjes euroatlantike dhe më gjerë. Presidenti Topi u ndal në disa prej arritjeve kryesore të vendit në përmbushje të detyrimeve, kritereve dhe standardeve që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, po ashtu dhe nga përpjekjet dhe aspirata e popullit shqiptar në rrugën e integrimit sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat integruese në Aleancën e Atlantikut të Veriut të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik duke përfshirë si Maqedoninë, Kosovën edhe Bosnje-Hercegovinën në përputhje me parimin e dyerve të hapura dhe zgjerimin. Nga ana tij, zoti Rasmusen shprehu kënaqësinë për këtë takim me presidentin Topi në cilësinë e re të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke e falënderuar njëkohësisht edhe për mbështetjen personale dhe institucionale të Kreut të Shtetit shqiptar për kandidaturën e tij.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010