Berisha: “Pranojmë sistemin antiraketë, nëse e do NATO”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Berisha është shprehur i gatshëm për ngritjen e sistemit antiraketor në vendin tonë. Këtë gatishmëri, kryeministri Sali Berisha e ka treguar gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen. I pyetur në lidhje me bisedën që ai ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen, dhe mbi qëndrimin që Shqipëria mban lidhur me sistemin e mbrojtjes raketore, Berisha tha se Shqipëria është e gatshme që ti japë përgjigje pozitive çdo kërkesë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që ajo e gjykon të nevojshme apo të domosdoshme për paqen sigurinë dhe stabilitetin. “Shqipëria është e gatshme që ti japë përgjigje pozitive çdo kërkesë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që ajo e gjykon të nevojshme apo të domosdoshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”,- u shpreh Berisha. Komenti i kryeministrit është bërë pasi ai është pyetur nëse Shqipëria do të pranojë instalimin e sistemit antiraketë në territorin e saj. Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen, ishte në selinë e qeverisë.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010