E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh anëtarët e rinj të Asamblesë

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur  sot të gjithë  anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare në një takim i cili ka pak minuta që ka nisur, në ambientet e Sheraton.

Anëtarët e rinj që u zgjodhën gjatë votimit në Kongresin e pak ditëve më parë të socialistëve, vijnë në këtë takim pas një letre që një ditë më parë kreu socialist, Edi Rama u ka dërguar, ku ndër të tjera kërkonte kontributin e tyre në fitoren e PS-së.

Takimi, ku i pranishëm është kreu i PS-së, Edi Rama po mbahet me dyer të mbyllura, dhe nuk ka ende asnjë një informacion zyrtar se cilat janë temat që po diskutohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›