Pogradec, helmimi i tre fëmijëve, ndiqet penalisht edukatorja e kopshtit
Pas helmimit të tre fëmijëve në një kopësht në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ka nisur procedimi penal për edukatoren që kujdesej për fëmijët.
Kjo bëhet e ditur nga policia e këtij qyteti. Policia akuzon Edlira Kapon për mbajtjen të lëndëve helmuese. Nga të dhënat paraprake mësohet se fëmijët e kanë gjetur barin e miut në oborrin e kopshtit.
Fëmijët e helmuar të moshës 3-4 vjeç tani ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
