E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh krerët e partive të vogla pas tryezës me Berishën

Tiranë, 14 Shkurt NOA Kryetari i Partisë
Socialiste Edi Rama sapo ka nisur një takim me drejtues të partive të vogla të opozitës
dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Takimi po zhvillohet në hotel Tirana
International në Tiranë dhe në të po marrin pjesë ish-deputeti i Lëvizjes
Socialiste për Integrim Ndre Legisi, ish-deputeti i PD Preç Zogaj, i cili
kandidoi dhe humbi më 28 qershor nën siglën e Partisë Ligj dhe Drejtësi të
Spartak Ngjelës, ish-ministri i Shëndetësisë në kabinetin Berisha 2005-2009
Nard Ndoka dhe krerët e të vegjëlve të majtë.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe
paraprakisht bëhet e ditur se në të Rama po raporton mbi tryezën e një dite më
parë në Presidencë ku për mëse tre orë debatoi me kryeministrin Berisha mbi çështjen
e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe infrastrukturën e re që duhet të ndërtohet për
proceset e ardhshme elektorale.

e.r/NOA Vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›