E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Po cënohet autonomia e vendorëve

Shoqata e Kryetarëve të Bashkive, i kërkoi sot qeverisë që të mos cënojë autonominë e pushtetit lokal, në lidhje me buxhetin. Në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit Edi Rama tha se qeveria aktuale po praktikon sipas tij, një politike antidemokratike dhe antikushtetuese.
Rama “Autonomia vendore po përballet me politikën antidemokratike, e cila antikushtetueshmërisht po shkel të drejtat dhe autonominë vendore. Është koha për të refuzuar këtë politikë refraktare. Kryeministri ka vënë masa ndaj qeverisjes sonë. Ne i kemi kontestuar këto masa në Gjykatën Kushtetuese dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë. Por ashtu siç është një proces gjyqësor, i cili mbetet pezull për disa kohë ashtu mbeten dhe investimet tona pezull për qytetarët.”
Rama i kërkoi vendoreve që krahas luftës ligjore të ndiqet dhe një rruge tjetër paralele.
Rama “Është koha për të ndërmarrë dhe hapa të tjerë paralele me ato të Gjykatës Kushtetuese. Është koha për të ndërmarrë hapa në nivelin e vendorëve dhe autonomisë sonë duke i thënë stop këtij regresi dhe kësaj kokëfortësie në dëm të qeverisjes vendore.”
Takimi i kreut të Bashkisë zhvillohet dy ditë para protestës së opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›