E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbron firmën vdekjeprurës të babait dhe aktivitetin kriminal të dajës së tij komunist

Përmes sofizmave moralizuese, kreu i PS-së tentoi dje të mallëngjejë opinionin publik, duke u shfaqur i fyer për përmendjen nga lideri i shumicës të krimeve të Spiro Kolekës apo lidhjeve të tij familjare me diktatorin komunist Hoxha

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje në mesditë pas akuzave të një ditë më parë të kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me lidhjet e liderit aktual të selisë rozë me nomenklaturën e dikurshme komuniste. Duke mos hedhur poshtë firmosjen e dënimeve me vdekje të babait të tij, si edhe veprimtarinë kriminale të dajës së tij Spiro Koleka, kreu i PS-së nuk ka dhënë dje përgjigje për asnjë nga akuzat konkrete të drejtuara nga lideri i mazhorancës ndërsa në rolin e një misionari në politikë denoncoi atë që ai e konsideroi si “politikë të vjetër” ndaj së cilës ai ka marrë përsipër ta luftojë dhe kundërvihet. “Nuk jam këtu as për të folur në emrin tim personal dhe as për të mbrojtur veten e familjen time, pas një sulmi shtazarak të kundërshtarit tim politik nga ekranet e nga gazetat e komanduara prej tij” deklaroi Rama, mes disa sloganeve të tipit sofist, por pa guxuar të përgënjeshtrojë firmën e babait të tij, Kristaq Rama, për dënim poetësh me vdekje, apo pa mohuar as veprimet kriminale të dajës së tij Spiro Koleka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›