E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me Pezën zhvirgjëron listën e deputetëve

04-02-2013 / Gazeta 55

Edhe pse kishte deklaruar se s’ishte në agjendë lista e deputetëve, Edi Rama e zhvirgjëroi këtë dokument politik gjatë konferencës së djeshme. S’kishte se si të mos e niste me Pezën, vendin me të cilën ai ka ndjesi të veçanta e që e reklamon edhe si bazë partiake. Nuk është Dashi, por Alfredi, kolegu ynë gazetar, i cili duhet të sigurohet që t’ia marrë Ramës me shkrim premtimin për t’u përfshirë në organin e ardhshëm ligjvënës

Edi Rama, kryetari i PS-së edhe pse kishte deklaruar se s’ishte në agjendë lista e deputetëve e zhvirgjëroi këtë dokument politik gjatë konferencës së djeshme para gazetarëve. Këtë zhvirgjërim s’kishte se si të mos e niste me Pezën, si vendin me të cilën ai ka ndjesi të veçanta e që e reklamon edhe si bazë partiake. Por me gjithë afeksionin për këtë toponim (dhe jo vetëm), Edi Rama e nisi me Pezën, jo për hatër të Dashit, por për Alfredin, ish-kolegun tonë gazetar.
Dalja e Alfred Pezës përbir Edi Ramës dje nuk ishte ndonjë çudi për askënd, përveç konfirmim prej atij vetë (Alfred Pezës) “të largimit nga gazetaria dhe futjen në politikë, nëpërmjet derës së Partisë Socialiste”.
Përpos dëshirës së Alfred Pezës të shprehur dje para ish-kolegëve të tij gazetarë, përballë Edi Ramës ai duhet të sigurohet që t’ia marrë me shkrim premtimin për t’u përfshirë në organin e ardhshëm ligjvënës…
Sepse mund ti ndodhë që jo shumë larg në kohën e ardhshme edhe vetë ai (Alfred Peza) të jetë pjesë e ndonjë liste të mundshme të radhës, të zhvirgjëruar në mënyrë të përsëritur prej Edi Ramës si dokument politik. Që të mos ndodhë kjo, por për më tepër që të mos ndodhë ajo tjetra (inversi) i “largimit nga politika dhe futjen në gazetari, nëpërmjet derës së Partisë Socialiste”, duhet të këmbëngulë fortë, për “një vend nderi” në listën e deputetëve të Peqinit…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›