E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të votojmë tre ligjet e integrimit, ka ikur koha e ‘Dum Babës’ së Haxhi Qamilit në politikë”

03-02-2013 / Gazeta 55

Kreu i LSI Ilir Meta në Durrës merr pjesë në Aktivin e LGI - 150 anëtarësime të reja

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një takimi me aktivin e LGI në Durrës ka qortuar politikën për qasjen e tyre ndaj procesit të integrimit europian.
Ai u shpreh se Bashkimi Europian ka muaj të tërë, ka tre vite që kërkon të miratohen disa akte shumë të thjeshta në Parlament që do t’i jepnin Shqipërisë një status tjetër më të lartë, më të respektuar, atë të vendit kandidat në Bashkimin Europian, që nuk do të ndikonte thjesht për rritjen e prestigjit të vendit dhe qytetarëve tanë, por që do të ndikonte shumë edhe për të rritur mbështetjen ekonomike, financiare dhe projekte të ndryshme do të hapnin më shumë vende të reja pune, dhe njëkohësisht që do të përmirësonin më tej standardet ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare.
Sipas tij, këto politikanë ngatërrojnë kohët, ngatërrojnë periudhat e ndryshme në të cilat kalon vendi.
“Ngatërrojnë kohën e Haxhi Qamilit kur disa grupime thërrisnin ‘Duam Babën’, me kohën në të cilën jemi ne sot, kur gjithë shqiptarët thonë ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ ashtu sikurse studentët e  kërkuan këtë gjë në dhjetor ‘90, duke sjellë edhe ndryshimin e sistemit. Në këtë sallë shikoj gjithashtu edhe shumë vajza të reja, të cilat i përshëndes. Por, shumë prej tyre janë më të reja sesa vetë demokracia ne kemi dhe kanë lindur pas vitit ’90. Mirëpo, kur ndjekim lajmet, debatet e politikës dhe politikanëve në vend që të dëgjojmë debate lidhur me arsimimin dhe punësimin, dëgjoj më shumë lidhur me ato çfarë ka ndodhur para viteve ’90, se kush e kishte fajin për këtë, se kush e kishte fajin për atë, dhe duke lënë jetim fajin për tre aktet që presin në Parlament, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat”, u shpreh Ilir Meta.
Sipas Liderit të LSI-së sfida më e madhe e politikës sot është që të ofrojë më shumë siguri ekonomike dhe sociale, është që të bëjë politika më lehtësuese dhe favorizuese për gratë sipërmarrëse. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›