E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me fermerët: Do heqim akcizën e naftës dhe do ulim TVSH

Kryesocialisti, Edi Rama, premton lehtësira për fermerët shqiptarë. Pas ardhjes në pushtet në 2013, është shprehur kreu i opozitës Edi Rama gjatë një vizite në një fermë në komunën e Kasharit në Tiranë, Partia Socialiste në Qeveri do të heqë akcizën e naftës, do të ulë TVSH-në për inputet bujqësore dhe të tjera shërbime për fermerët shiptarë.
 

Kryesocialisti është njohur me problematikën që shqetëson fermerët, ndërsa këta të fundit kanë shpalosur vështirësitë me të cilat po përballen.
 

Partia Socialiste do të japë një mbështetje që nuk ka patur në 20 vjet për këdo që merret me prodhimin bujqësor, është shprehur gjatë bashkëbisedimit me fermerët, kryesocialisti Edi Rama.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›