Pengmarrja e dy turqëve, policia shpall në kërkim autorin

Policia e Tiranës shpall në kërkim Eltion Lafetaj pasi akuzohet për pengmarrje. Lafetaj në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë në datë 24 gusht rreth orës 22:45 kanë marrë peng 2 vëllezërit turq V.Alkanaja 31 vjeç dhe vëllain e tij M.Alkanaja.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Sulejman Delvina dhe dy vellezirat janë hipur me dhune në një makinë të tipit BMW . Pasi ikanë hipur në automjet vëllezërit janë çuar në afërsi të selitës ku edhe kanë ushtruar dhunë mbi ta. Njëri prej vëllëzërve pikërisht M.Alkanaja është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin amerikan si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të, ndërsa vëllai tjetër ka bërë denoncinim në polici.
Kështu nga hetimet e bëra nga policia e kryeqytetit rezulton se autori i kësaj ngjarje është Eltion Lafetaj. Ndërkohë krimet e rënda kanë nisur hetimet për Lafetaj ndërkaq po punohet për të identifikuar dhe kapur autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë.