Rama me tregtaret Qeveria taksa 50 here me te larta

Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka kundërshtuar deklarimet e rivalit të tij në Tiranë, Lulzim Basha, për taksa të larta në kryeqytet. Rama tha se çdo familje kryeqytetase paguan vetem 5 mijë e 500 lekë të vjetra në muaj si detyrim ndaj pushtetit vendor, në një kohë që taksat e pushtetit qendror janë 50-fish më shumë.
“Gjithë këto pemë që sot janë kthyer në kurora në rrugët e qytetit, gjithë pastrimi i qytetit, ndriçimi, shkollat rrugët janë kontributet e një familjeje të përmbledhura në 5500 lekë të vjetra në muaj. Ndërkohë që, çdo familje paguan 50 herë më shumë si detyrime ndaj qeverisë. Vetëm lekët që qeveria i merr një famljeje të zakonshme tek TVSH-ja e bukës në muaj, janë më shumë se kontributi për gjithë punët e qytetit. Këto mjaftojnë për të shpjeguar se kush ua ku fut dorën në xhep shqiptarëve dhe kush varfëron fuqinë e tyre blerëse, përballë një tregu të kapur nga monopolet, një kusarie që thith përditë palcën e kekonomisë shqiptare”- tha Rama.
Këto deklarata, kryetari i bashkisë së Tiranës i bëri përgjatë takimeve në njësinë bashkiake numër 10. Ai bashkëbisedoi me banorë dhe tregtare tek tregu çam. Rama premtoi shndërrimin e Tiranës jo vetëm në një kryeqytet të denjë për shqiptarët, por në një qendër teë rëndësishme të rajonit.
Rovena Moçka