Fier, vetëvritet djali i Faik Myrtos, shkak depresioni
Gjendet i vdekur djali i Faik Myrtos, protestuesit të vrarë në demonstratën e 21 janarit.
22-vjeçari Bardhosh Myrtaj është gjetur i vrarë pranë banesën së tij në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit.
Sipas familjarëve të tij 22-vjeçari ka qënë në gjendje depresive pas vdekjes së të atit gjë që e ka çuar që të marrë armën dhe të vetvritet me një plumb në kokë.
Sipas tyre 22-vjeçari i ka kërkuar dajës së tij ta takonte në shtëpinë e tij por nuk e ka pritur atë duke i dhënë fund jetës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.