SHBA per incidentet Kartona te kuq per politiken
Incidentet e dhëunës të lidhura me fushatën elektorale nuk do të luajnë asnjë rol në zgjedhjet vendore. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nga qyteti i Fierit ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe për këtë premtoi bashkëpunimin e të gjithë faktorëve me KQZ dhe partitë kryesore.
“Ka një shqetësim të kuptueshëm për integritetin e procesit zgjedhor dhe ka patur përmirësime, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë. Grupi i vëzhguesve të OSBE/ODHIR ka mbërritur në Shqipëri dhe do të bashkëpunojë ngushtë me KQZ dhe dy partitë kryesore. Iu bëj thirrje atyre që ndjehen më shumë entuziastë se sa duhet të frenojnë veten” tha Arvizu.
Përsa i përket raportit ndërmjet partive politike në vend dhe kërkesës së vazhdueshme për gjetjen e zgjidhjes tek ndërkombëtarët ambasadori amerikan është shprehur: “Askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka interes për të shërbyer si mediator dhe kjo është fare e thjeshtë sepse nqs e shohim këtë marrëdhënie si një ndeshje futbolli , mendoj se askush që do të donte të shërbente si albitër nuk do të kishte mjaftueshëm kartona të kuq.Këto janë cështje që shqiptarët duhet ti zgjidhin vetë”.
Ambasadori amerikan zhvilloi në qytetin e Fierit takime me krerët lokalë si dhe vizitoi ambjentet e zyrës”Me një ndalesë” një projekt i USAID dhe ambasadës amerikane.
Olgera Muka
Azhornuar së fundi ( e hënë , 11 prill 2011 )