Rama, mes Bashkisë dhe Parlamentit
Skënder Minxhozi
Edi Rama po e shtyn deri në minutën e funditlistën konkrete të emrave, me shpresën se këto orë do të shërbejnë për të komunikuar individualisht me kandidatët potencialë dhe për të zgjidhur përplasjet qejfmbetjet apo sherret e mundshme. Sistemi zgjedhor me të cilin do të zhvillohen votimet më 28 qershor, e ka vënë në epiqendër të procesit të hartimit të listave kreune partisë. Kritizerët e ndryshimeve kushtetuese që prodhuan këtë skemë elektorale, e kanë pasur mjaft konstante vënien në dukje të kësaj dukurie, e cila në fakt nuk është as e re dhe as e jashtëzakonshme për vendin tonë. Vështirë të thuhet se Berisha i dikurshëm, apo edhe Nano, të kenë qenë më të pafuqishëm në përcaktimin e kandidaturave, në favor të forumeve partiake! Ata i kanë bërë listat me të njëjtin stil dhe liri vendimmarrjeje, si edhe këto ditë fushate.
Ndërkaq përpilimi i listave po nxjerr jo vetëm në pah vështirësinë e partive për të kapërcyer lëmshin e emrave, shpërndarjen e tyre territoriale dhe numerike, por edhe disa pengesa mjaft specifike, që po mbajnë pezull edhe lëvizjet e tjera taktike të vetë fushatës zgjedhore.
Njëra ndër këto pengesa, ndoshta më e rëndësishmja dhe më delikatja e gjithë procesit të hartimit të listave, duket se mbetet pozita e kreut të PS-së dhe të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Të gjitha gjasat janë që Berisha ka zgjedhur të kryesojë listën e deputetëve të qarkut të Tiranës. Përtej faktit që ky është qarku me më shumë deputetë, këtu mund të fshihet edhe një sfidë indirekte që kryeministri përgatitet t’i bëjë kryetarit të opozitës. Nga momenti që Berisha do ta hedhë zyrtarisht këtë hap, duke i nisur listat e kandidatëve të tij në KQZ në mesin e këtij muaji, topi duket se kalon në fushën e Ramës.
Edi Rama është një politikan që e ka pushtuar me “krahëmarrje” podiumin e së majtës. As funksionar partie me stazh të gjatë, as delfin besnik dhe ekstremist i njërit apo tjetrit lider brenda PS-së, ai ka ndjekur një rrugë krejt specifike dhe të pazakontë për të kapur majën e partisë më të madhe shqiptare. Ministër Kulture që nga viti 1998, ai e ndjeu se kandidimi për Bashkinë e Tiranës do ta largonte nga suaza e ngushtë e kryeministrit dhe do t’i jepte një shkallë të pranueshme pavarësie dhe distance nga vetë PS-ja dhe qeverisja e saj qendrore. Nëse Ministria e Kulturës ishte pedana që e futi Ramën në panairin e madh të politikës, Bashkia e Tiranës u bë laboratori ku ai eksperimentoi dhe ku farkëtoi jo vetëm profilin e tij të lidershipit, por edhe ku përgatiti ngadalë dhe në heshtje planin e madh për të spostuar Nanon nga kreu i PS-së.
Nuk ka dyshim se mandatet e Edi Ramës në krye të Tiranës sollën një thyerje të paprecedent në jetën e qytetit dhe në të gjithë lojën politike shqiptare. Rama u pa si njeriu i ndryshimit dhe i punës, si zyrtari që jepte prova konkrete për mbajtjen e premtimeve, përballë politikanëve shterpë të të dy krahëve, të cilët grindeshin me njëri-tjetrin gjithë ditën, pa “qullosur” asgjë nga punët e shtetit.
Megjithatë kjo histori suksesi ka kohë që është kthyer në një pengesë indirekte për Edi Ramën. Megjithëse janë të shumtë ata që mendojnë se forca e Ramës qëndron tek mandati që ka në dorë (ndoshta edhe vetë personi në fjalë beson të njëjtën gjë), duket se vitet e fundit kjo detyrë ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më rëndë dhe e bezdisshme, krahasuar me postin tjetër, atë të kryetarit të Partisë Socialiste, që përfaqëson të ardhmen afatgjatë të Edi Ramës. Gjatë katër vjetëve të kryesimit të bashkisë dhe partisë në të njëjtën kohë, ai ka marrë jo pak kritika nga kundërshtarët, lidhur me faktin se kjo simbiozë e vështirë institucionale, e dëmtonte në të dy krahët performancën e tij. Pra, edhe si kryetar opozite, edhe si kryebashkiak.
Për sa kohë që nuk kishte asnjë afat apo pengesë ligjore që këto dy poste të qëndronin bashkë tek i njëjti person, Rama vendosi të heshtë përballë kritikave dhe të vazhdojë përpara. Duket se tani, kur nga zgjedhjet kanë mbetur veçse dy muaj, ky dualizëm ndodhet në një pikë delikate. Data 13 maj i ngushton mundësitë e manovrimit dhe lejon pak hapësirë për dualizëm. Nëse vendos të kandidojë për deputet, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në nenin 69, pika 1, germa d e Kushtetutës, thuhet shprehimisht se “nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre”.
Rama ka dhe një mundësi tjetër formale, atë që në fakt duket si më e mundshmja, nëse u beson lajmeve që vijnë këto orë nga selitë e PS-së dhe Bashkisë. Kryetari i PS-së mund të vendosë të tërhiqet nga kandidimi parlamentar, duke mbajtur postin e kreut të bashkisë. Ai mund të vendosë të hyjë në Kuvend si kryeministër, në panelin e qeverisë dhe jo si përfaqësues i një qarku konkret. Kjo e dyta, sidoqë mundësi reale dhe formalisht ligjore, duket se fsheh shumë të panjohura për Edi Ramën, por edhe për vetë opozitën në ditët e ardhshme. Nëse vendos të ikë nga bashkia, gjithçka është lehtësisht e lexueshme. Rama mund ta motivojë vendimin e tij me parimin se Shqipëria është më e rëndësishme se Tirana dhe se zyra e kryeministrit është më e rëndë se ajo e kryetarit të bashkisë. Por nëse do të bëjë të kundërtën, pra nëse do të mbajë postin e kryetarit të bashkisë, ai rrezikon t’i ekspozohet një sulmi frontal të Berishës në ditët e mbetura të fushatës elektorale. Është e imagjinueshme që maxhoranca do të investohet me të gjitha fuqitë e saj mediatike, për ta paraqitur vendimin eventual të Ramës si “frikë, prelud të humbjes, kambanë alarmi për PS-në” etj., etj. Është e imagjinueshme se kryeministri, me tonet e tij të njohura agresive, do të godasë fort dhe në mënyrë të përsëritur vendimin e Ramës, si një gjest kapitullues dhe si sinjal të qartë se edhe vetë kryetari i opozitës e di që s’do t’i fitojë dot zgjedhjet, prandaj ka zgjedhur që të ruajë të paktën zyrën e kryetarit të bashkisë. “Më gjeni një kundërshtar, se ky që kam po fshihet”, duket sikur dëgjohet që tani klithma e kryeministrit nëpër mitingje. Një strategji e tërë elektorale mund të ndërtohet nga ana e shumicës mbi këtë rrethanë të çuditshme, e kjo vështirë se do të punojë në favor të opozitës në tërësi. Në këto orë, duket se mes Kuvendit dhe Bashkisë, Rama ndjehet njëlloj si mes Shillës dhe Karibdës. Ose aty afër...
Është koha për lidership dhe për marrjen mbi vete të riskut që ky status sjell me vete. Rama ka investuar tashmë gjithçka mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe mbi postin e kreut të PS-së. Mandati i bashkisë është e shkuara, posti partiak e ardhmja. Me këtë logjikë të thjeshtë në dorë, edhe vendimi i mësipërm bëhet më i lehtë.