E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ndalet në Rrëshen

Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndaluar në Rrëshen, në turin me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim Gjatë takimit në sallën e pallatit të kulturës së këtij qyteti, Rama u shpreh se tashmë ka ardhur koha për t’u bashkuar përtej, kufijve të partive, përtej interesave të oborreve familjare e klanore që e kanë uzurpuar politikën dhe sot ndjehen të kërcënuara nga fuqia e ndryshimit që po vjen. “Në rast se Shqipëria është kjo që ne e kemi sot, kaq e varfër, kaq e papunë, kaq e pashpresë, kaq e prapambetur, ndërkohë që ne nuk kemi asgjë më pak se të tjerët, për të qenë njësoj si të tjerët, kjo në radhë të parë lidhet me politikën. Duhet të ndryshojmë politikën për të ndryshuar qeverisjen dhe duke ndryshuar qeverisjen ne do të ndryshojmë Shqipërinë, duke e bërë si gjithë Evropa”-theksoi Rama.

Kreu socialist tha më tej se “rruga jonë po bëhet përditë e më shumë e njerëzve, sepse ne e duam vendin tonë, sepse ne e ndiejmë që mund ta ndryshojmë vendin tonë dhe sepse së bashku ne po bëhemi përditë e më të vetëdijshëm se ne do ta ndryshojmë vendin tonë. Shqipëria si gjithë Evropa është amaneti i të parëve tanë dhe borxhi që ju kemi fëmijëve tanë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›