Rama në 20 vjetorin e FRESSH: Programi ynë mjaft i detajuar

Në 20-vjetorin e themelimit të FRESSH-it, kreu i PS-së Edi Rama ka prezantuar para antarëve të këtij forumi programin e kësaj force politike për rininë.
“Është mjaft e vështirë të hartosh një program për të rinjtë. Duam të dëgjojmë zërin tuaj për të gjitha vështirësitë. Ne e kemi quajtur programin `Për një rilindje shqiptare`” ka theksuar në fjalën e tij Rama ndërsa ka shtuar se janë ngritur 21 grupe pune specifike për programin.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të japin kontributin e tyre sado modest që të jetë për zbatimin e këtij program që sipas tij është mjaft i detajuar për çdo angazhim.
“Programi ynë është më i detajuar se i çdo force tjetër politike. Rruga për programin është rruga e komunikimit mes njerëzve” ka shtuar më tej Rama.
Ndërkohë Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar mbushi sot 20 vjet nga themelimi i tij me moton e “Re FRESSH”. Në fjalën e tij të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, kreu i PS-së Edi Rama u shpreh se “Re-FRESSH-i” është shansi më i mirë për të ridimensionuar politikën shqiptare.