E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Berat Do zhvillojme ekonomine e turizmin

Nëse Partia Socialiste do të fitojë në zgjedhjet lokale në Berat, ky qytet do të kthehet në një nga qendrat më të zhvilluara turistike. Kryetari i partisë më të madhe opozitare ka ftuar beratasit të votojnë Fadil Nasufin, pasi është zgjedhja e duhur për këtë qytet.

“Kur e sheh këtë xhevahir të Shqipërisë, por dhe të krejt trashëgimisë kulturore ballkanike dhe madje botërore dhe pastaj lexon shifrat e buxhetit të qeverisë për Beratin nuk ka si të mos ndjehesh keq si qytetar, si patriot, si njëri, por dhe e kupton plotësisht në çfarë duarsh ka rënë Shqipëria. Shiheni se si e kanë lënë, tërësisht vetëm, qytetin dhe bashkinë përballë një barre kombëtare dhe europiane. Barrën e ruajtjes së këtij xhevahiri që quhet Berat” tha Rama.

Partia Socialiste nuk ka strategji vetëm zhvillimin e turizmit, por edhe infrastrukturën, uljen e varfërisë dhe rritjen ekonomike për këtë zonë.

“Në këtë mrekulli të zotit dhe të njeriut, Berati shtrihet përmes varfërisë, papunësisë, braktisjes sociale dhe pamundësive të njerëzve të tij për të jetuar të mirëqenë, ashtu sic u takon në këtë xhevahir i cili ka nevojë të dalë në dritë, ka nevojë të pastrohet nga pluhurat e indiferencës së shtetit, ka nevojë të zhvillohet në gjurmët e traditës më të mirë” tha Rama.

Fadil Nasufi, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, kërkon mandatin e tretë radhazi për kreun e bashkisë Berat. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›