E Diel, 1 Nëntor 2026

mimet e ushqimeve botes i shtohen 44 milione te varfer

Çmimet e ushqimeve janë rreziku më i madh për të varfërit në botë, duke rritur numrin e atyre që jetojnë në varfëri ekstreme. Numri i të varfërve është rritur me 44 milionë që nga korriku i vitit të kaluar.

Shifrën e jep president i Bankës Botërore, Robert Zellik, i cili nënvizoi gjatë një konference në Uashington se rritja e çmimeve të ushqimit me 10 për qind do të shtonte edhe 10 milionë të varfër që jetojnë me 1.25 dollarë në ditë.

Çmimet e produkteve bazë u rritën me 36 përqind gjatë vitit të kaluar, kryesisht falë rritjes së çmimit të karburanteve. Zellik paralajmëroi se rritja e mëtejshme me 30 për qind e artikujve bazë, do të kishte një kurbë progresive, duke krijuar edhe 34 milionë të varfër të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›