Integrimi Meta Vendime te rendesishme historike

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z. Meta gjate nje takimi me anetare dhe simpatizante e LSI-se ne Berat u shpreh dje se kontributi i dhene gjate ketij viti ka qene i domosdoshem pasi u realizuan me qindra detyrime ligje vendime dhe investime te rendesishme. Une jam krenar per kontributin qe personalisht si zv. Kryeminister dhe si minister i Jashtem si pergjegjes per koordinimin e te gjitha detyrimeve te Shqiperise per te plotesuar per te fituar liberalizimin e vizave qe vertet pas nje viti ne arritem te realizojme me qindra detyrime ligje vendime dhe investime shume te rendesishme te cilat konfirmuan aftesine e Shqiperise per te garantuar Bashkimin Evropian qe qytetaret tane te fitojne te drejten per te levizur ne menyre te lire dhe pa pengesa - tha Meta.
Ne perfundim te fjales se tij Meta tha LSI do vazhdoje te tregoje qe eshte nje force politike qe ne vendime kushtezohet nga interesat e vendit dhe pershpejtimi i integrimit evropian te tij.