E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Shqiperia perfaqesim dinjitoz ne OKB

Pas kthimit nga sesioni i 65-te i Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka percjelle per mediat vleresimet pozitive qe ka marre nga nderkombetaret. Veme re me kenaqesi se Shqiperia po konsolidon me tej imazhin e saj nderkombetar si nje partner dhe kontribuues i paqes dhe zhvillimit. Pas kesaj pjesemarrjeje te suksesshme sigurisht qe vijne angazhime te medha per diplomacine shqiptare - tha ai. Haxhinasto ka shtuar se pjesemarrja ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ishte perfaqesim dinjitoz ne planin e paraqitjes te rolit nderkombetar te Shqiperise ne funksion te paqes stabilitetit dhe perballimit te sfidave te perbashketa nderkombetare si anetar i OKB-se dhe organizmave te tjera rajonale si OSBE dhe NATO ne planin e progresit te saj te gjithanshem ne realizimin e reformave dhe plotesimin e objektivave te mijevjecarit ne planin e bashkepunimit shumepalesh ne kuader te organizmave nderkombetaren ne planin e marredhenieve dypaleshe ne kuader te bashkepunimit me vendet mike dhe partnere si dhe ne planin e lobimit per njohjen e Kosoves deri ne anetaresimin e saj ne OKB. Nga vleresimi i deritashem konkludojme se krahas axhendes kryesore te integrimit evropian drejtim kryesor i punes se saj do te jete rritja e rolit te Shqiperise ne kuader te organizatave nderkombetare si dhe vitalizimi i marredhenieve dypaleshe me te gjitha vendet - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›