Rama në Bilisht: mirëqenie për fermerët
Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndaluar në zonën e Bilishtit në Korçp, në turin e tij Dialogu me Shqipërinë. Në këtë takim, Rama tha se ndryshimi i shumëpritur prej 18 vitesh po troket, dhe këtë sipas Ramës do ta sjellë bashkimi i të gjithë shqiptarëve në përpjekje për ti dhënë fund tranzicionit raskapitës të Shqipërisë.
“Ne jemi këtu për të mposhtur disa të këqija të mëdha që janë varfëria, papunësia, injoranca, dhuna, korrupsioni. Këto mposhten duke u bërë bashkë. Ne duhet të fitojmë jo për të triumfuar mbi ndonjë armik, por për të triumfuar mbi këto të këqija. Ky është problemi, dhe këtu duhet të fokusohemi”-theksoi Rama para banorëve.
Rama tha se për shkak të keqqeverisjes, fermerët nuk kanë me çfarë të mbjellin tokën se farat kanë çmime të pa përballueshme. “Nuk kanë me çfarë ta plehrojnë tokën, se plehrat kanë çmim të papërballueshëm. Nuk kanë ku ta çojnë prodhimin sepse nuk ka treg dhe rrinë me kurriz me njëri-tjetrin ca andej e ca këtej, se ca janë socialistë, ca janë demokratë”-vijoi më tej, Rama në përpjekje për të bindur fermerët që të japin votën për Partinë Socialiste.