Rama në Britani, takohet me kreun e laburistëve Milliband

Rama me David Milliband
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë vizitës në Britaninë e Madhe është takuar me kreun e opozitës Ed Milliband. Gjithashtu ai është takuar dhe më vëllain e kreut të Partisë Laburiste, David Millband. Takimi mes Ramës dhe përfaqësuesve laburistë është zhvilluar në ambientet e Parlamentit anglez.
3 ore plot energji dhe ide në mjediset e parlamentit anglez. U takuam me Ed Miliband, Douglas Alexander, David Milliband e të tjerë, shkruan Rama në profilin e tij në Tuiter.
Lidhur me takimin me Ramën, David Milliband ka shkruar në Tuiter: Një takim shumë interesant me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ndryshme të mëdha na presin.
Eduard Samuel Milliband, i cili është aktualisht lider i opozitës në Britani, erdhi në krye të Partisë Laburiste pasi garoi përballë vëllait të tij David. Eduard para se të bëhej pjesë e laburistëve ishte gazetar televiziv. /F.S/
* * *
Kreu i opozitës pas përfundimit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nisur në një vizitë tjetër zyrtare, këtë herë në Britaninë e Madhe.
Rama do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të Partisë Laburiste si dhe do të marrë pjesë në takim në London School of Economics ku do të diskutohet për programin politik të PS-së.
Laburistët anglezë transformuan përgjithnjë politikën e të majtës përmes Rrugës së Tretë dhe i paraprinë zhvillimeve të shekullit të ri, shkruan Rama në profilin e tij në Tuiter. Shpresojmë të marrim për më tej ndihmën e tyre në rrugën tonë të programit. Nëse do ta marrim do të jetë një ndihmë e paçmueshme për PS tonë.
Pas kthimit nga vizata në SHBA e cila ishte me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Rama ishte në Berat, Pogradec dhe Korçë ku u dorëzojë kartën e anëtarësisë të rinjve të këtyre qyteteve. /F.Stafa/