E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Bruksel: Zgjedhja e Presidentit, në rrezik statusi

Kryesocialisti Edi Rama përmes rrjetit social Twitter ka bërë një panoramë lidhur me takimet dhe diskutimet që ka pasur në vizitën e tij në Bruksel. Sipas tij mesazhi ishte i njëjtë dhe i qartë, me zgjedhjen e njëanshme të Presidentit të Republikës u humb nje shans per ta rritur mundesine e marrjes se statusit ne BE.
 

“Mesazhi i njejte dhe i qarte: Me zgjedhjen e njeanshme te Presidentit u humb nje shans per ta rritur mundesine e marrjes se statusit ne BE”- shkruan Rama.
 

Ndërkaq Rama siguron se “PS do te vazhdoje te beje cdo perpjekje edhe pse mundesia per statusin u zvogelua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmeri per me tej”.
 

Gjatë vizitës në Bruksel kreu i PS-së Edi Rama ka patur takime me kryeministrin belg, me Presidentin e Parlamentit Europian dhe ne Drejtorin e Zgjerimit të KE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›