Spanjollët "vrasës", 17 gola në Ch.League
Nukk janë vetëm Barcelona dhe Real Madridi ato që përfaqësojnë nderin spanjoll në Evropë. Jo së paku nëse analizohet ndeshjet dhe rezultatet e skuadrës së Valencias në Evropë.
Por e rëndësishme se spanjollët vërtet po tregohen të pamëshirshëm në garat evropiane. Gjatë kësaj xhiroje të Ligës së Kampionëve ekipet spanjolle kanë arritur që së bashku të shënojnë 17 gola.
4 ndeshje 17 gola është ky bilanci impresiv i spanjollëve. Real Madridi mposhti 6-2 Dinamon e Zagrebit për të dhënë goditjen e parë, në mbrëmjen e së martës, por që Villareali u ndal nga Bayerni me humbje, por që arriti të shënojë një gol në transfertë.
Barcelona arriti të kryej misionin e saj në Milano, pasi fitoj si mysafir me rezulat 3-2. Ndërkaq krenaria spanjolle Valencia, i mbajti leksion Genkut belg, të cilën e shkatërroi me rezultat 7-0. Në fund 4 ekipet spanjolle arritën 17 gola në Ligën e Kampionëve.