Rama ne Farke, ndryshoni politiken
Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kerkoi dje ne Farke ndryshimin e politikes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne vijimi te turit "Dialog me Shqiperine", Rama vizitoi dje komunen e Farkes ne Tirane, dhe u kerkoi banoreve qe te heqin politiken e vjeter, ku politikanet kacafyten me njeri-tjetrin per probleme personale, nderkohe qe i gjithe populli kthehet ne nje telespektator, qe ndjek historine e ketij grushti njerezish. "Nese te gjithe organizohen ne nje rrjet njerezish, qe e dine shume mire se cfare kerkojne, por edhe qe jane te gatshem te mbeshtetin cdo projekt politik qe shkon ne drejtim te interesave te veta, atehere politika e politikaneve do te flase per hallet dhe shqetesimet e njerezve", beri thirrje Rama. Sipas kreut socialist, ka ardhur koha qe politika te ndryshoje nga nje shfaqje te pambarimte, ku politikanet me njeri-tjetrin zihen, sherrosen, kacafyten, bashkohen, ndahen, mallkohen, dhe ku gjithe populli votues kthehet ne nje telespektator qe ndjek historine e ketij grushti njerezish, qe mban peng historine tone te perbashket, ne nje hapesire ku te diskutohet per te zgjidhur problemet tona te perbashketa. "Politika nuk ka lindur per t'i dhene mundesine nje grushti njerezish qe te japin shfaqjen e shemtuara qe japin prej 17 vjetesh dhe qe shfaqen perpara njerezve duke dale nga kutia e televizorit vetem kur eshte fjala per te marre vota, e me pas te mbyllen ne kutine e televizorit per te vazhduar te njejten shfaqje", nenvizoi kreu socialist. Sipas tij, politika te tilla po ndajne, percajne, dhe bere qe populli te perjetoje deshperime te vazhdueshme dhe zhgenjime te pas premtimesh qe nuk mbahen. Kreu i opozites theksoi se ne keto 17 vite politikanet po kacafyten me njeri-tjetrin, vetem per interesat personale, aspak per faktin se femijet nuk shkojne dot ne shkolle, apo se familjet nuk ju blejne dot librat. Ndaj dhe vitin e ardhshem sipas Rames, politika duhet te ndryshoje qe te mos kete me halle se si zihen politikanet, por te perqendrohet tek populli.
PS, perparesi arsimin dhe bujqesine
Kryetari Socialist, Edi Rama premtoi dje ne Farke, se ne rast fitore ne zgjedhjet parlamentare te 2009-es, dy nga gjerat ku do te fokusohet PS maksimalisht per te ndryshuar rrenjesisht perqasjen, jane arsimi e bujqesia. Per Edi Ramen, duhet bere cmos, qe femijet te arsimohen si duhet, kurse fshatit t'i jepet frymemarrja e nevojshme.
Musa Ulqini ne mbrojtje te medias: Qeveria te distancohet nga dhuna
Deputeti socialist, anetar ne Komisionin Parlamentar te Medias, Musa Ulqini tha dje se qeveria po jep shenja shume shqetesuese acarimi ne lidhje me median. Sipas tij, marredheniet mes tyre sa vijne e perkeqesohen, ne dem te lirise se shtypit. Ne kushtet kur dhunohen gazetaret e kur media te pavarura kercenohen ne ekzistencen e tyre, me nxjerrje arbitrare nga godinat e punes. Te gjithe e dime se njeriu qe duhet te pergjigjet, quhet Sali Berisha", reagoi Ulqini. Ai theksoi se kryeministri nuk duhet te heshte, por te reagoje mbi ngjarje te tilla e te mos lejoje me acarime te tilla qe sa vijne e po shtohen. Sipas tij, situatat kercenuese po demtojne funksionimin e medias ne vend dhe cenojne lirine e saj ne pasqyrimin e ngjarjeve.