Rama në Korçë: Iu uroj shqiptarëve kurajo dhe besim
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka uruar nga Korça të gjithë besimtarët e krishterë dhe ortodoksë me rastin e Krishlindjes.
Ndërsa ka vizituar kishën ortodokse të Mitropolisë së Shenjtë në Korçë, Rama u ka uruar të gjithë shqiptarëve mbarësi fat dhe suksese.
“Është kënaqësi të jesh në Korçë. Iu uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Krishtlindjet. Të kenë mbarësi, fat, kurajo dhe besim” është shprehur Rama ndërsa ka shtuar se Partia Socialiste do bëjë gjithçka për një të ardhme më të mirë.
Kreu i PS-së Edi Rama prej ditës së djeshme po qëndron në Korçë sëbashku me familjen e tij, gruan Lindën dhe fëmijët Gregun dhe Rean.