E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli:Shqiptarët kanë bërë të pamundurën të mundur

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar sot kishën ortodokse, ku takoi dhe uroi Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
 

Në fjalën e saj para mediave Topalli ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjes ndërsa u shpreh se kjo ditë reflekton kapërcimin e së pamundurës.

“Bashkë me festën e Vitit të Ri, këto janë festat më të bukura. Po të reflektojmë dhe mendojmë se çfarë është Krishtlindja, është më shumë se çdo gjë tjetër kapërcimi i së pamundurës. Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kanë bërë të mundur atë që ka qenë e pamundur. Gjithë shqiptarëve urime, dhe atyre që kanë emigruar për vite si dhe ushtarëve në Afganistan” ka theksuar Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›