Thaçi-Tadiç: Shtrëngim duarsh në Kroaci

“Ish –kryetari i Serbisë Boris Tadi dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Boris Tadiç në përfundim të takimit “Croatia Summit” në Dubrovnik ia zgjati dorën kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi”, njofton portali Veçernji.
Portali kroat nuk jep detaje të tjera rreth kësaj përshëndetje ndërsa Tadiç ka thënë për medie serbe se është takuar me disa udhëheqës evropianë.
Lajmi mëparshëm/Thaçi dhe Tadiç, takim në Dubrovnik?
Një takim i mundshëm në samitin e Kroacisë Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiç, ka mbërritur në Dubrovnik, në Samitin e shtatë të Kroacisë, në të cilin nuk marrin pjesë zyrtarët e Serbisë. Aty është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç lajmit se Tadiçi mbërriti në Dubrovnik, “Vecernji list” në portalin e tij ka shkruar se “takimi të cilin Tadiçi vazhdimisht e ka shmangur kur ishte president, mund të ndodhë këtë herë”. "Edhe pse është ish-presidenti, Tadiçi megjithatë mbetet politikani më i lartë serb që do takohej me kryeministrin e Kosovës në një takim ndërkombëtar”, shkruhet në të.
Sipas burimeve të së përditshmes kroate, diplomacia amerikane ka synuar ta bindë Tadiçin që të shfaqet në Dubrovnik, në ditën e parë të Samitit, por kjo nuk ndodhi.
Serbia nuk e ka dërguar përfaqësuesin e saj në këtë takim. Për shkak të pranisë së Thaçit, asnjë nga zyrtarët e lartë serbë nuk kanë dashur të jenë të pranishëm në Samit.
...