E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton, vizitë të papritur në Afganistan

07-07-2012 / Gazeta 55

Përcjell mesazhin e Obamës: Afganistan aleat potent i SHBA

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruar. Gjatë një konference për shtyp me presidentin Karzai ajo ka thënë se Afganistani është një vend aleat i SHBA.
“Jam e kënaqur të njoftoj se presidenti Obama ka emëruar zyrtarisht Afganistanin si një aleat potent i SHBA, ne e shohim këtë si një simbol të fuqishëm të angazhimit tonë në të ardhmen e Afganistanit”, u shpreh Clinton.
Clinton tha se presidenti Karzai do të ketë mbështetjen e SHBA për implementimin e reformave në vend.
Natyrisht ne e dimë që Afganistani ka në axhendën e tij si prioritet kyç implementimin e reformave ekonomike për të luftuar korrupsionin, për të forcuar ligjin në mënyrë që të tërhiqen investimet e huaja. Për këtë dua të përgëzoj e të vlerësoj presidentin Karzai për premtimet e tij të forta për të luftuar korrupsionin.  Presidenti Karzai do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në këto përpjekje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›