E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Lushnjë: Berisha grabiti votat për familjen e tij

Rama ka deklaruar se Berisha qeveris vetëm për të pasuruar familjen e tij biologjike dhe atë qeveritare, duke u grabitur pasuritë shqiptarëve.

“Kjo qeveri është në shërbim të një familjeje të vetme. Përditë po e shohim, përmes ngjarjesh dhe faktesh rënqethëse, se pushteti i ardhur nga padrejtësia e zgjedhjeve të 28 qershorit, nuk i shërben ligjit, por Berishës dhe familjarëve të tij. Ai i grabiti zgjedhjet për të vazhduar grabitjen e shqiptarëve”, ka pohuar Rama.

Kreu i PS-së ka theksuar se interesat e familjes së kryeministrit janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit dhe ka nënvizuar se për t’i mbrojtur ato, Sali Berisha nuk lejon hapjen e kutive të votimit.

“Interesat e familjes së Berishës janë shtrirë si një rrjetë merimange që po gllabëron prona e pasuri. Pronat e qytetarëve janë në rrezik nga oreksi i tij. Ai nuk do që kutitë të hapen, pasi kështu do t’i mbyllet rruga vjedhjes së pronave. Berisha nuk do që kutitë të hapen, pasi kështu do t’i hapet rruga drejtësisë. Nuk do që kutitë të hapen, pasi hapja e tyre është çlirimi i zgjedhjeve në Shqipëri nga zgjedha e pushtetit grabitës”, ka shtuar Rama.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›