Rama në Twitter: Bashkia e Burrelit pa asnjë fond
Lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama ka ripërsëritur dhe njëherë shqetësimet lidhur me mënyrën e qeverisjes së mazhorancës dhe kryesisht në shpërndarjen e buxhetit për pushtetet lokale.
Në rrjetin social Twitter Rama ngre problemin e mungesës së fondeve në bashkinë e Burrelit, qytetstacioni i radhës ku ai promovoi gjatë ditës së sotme librin “Kurban”.
“Në Burrel me matianë libradashës. Bashkia pa asnjë fond dhe nje grua socialiste kryebashkiake që lufton përditë me komunitetin në krah”- ka shkruar kreu i PS-së.
Më herët gjatë promovimit të librit në Burrel, kryetari i opozitës Edi Rama, ka shmangur një koment të drejtëpërdrejtë për vetkandidimin e Fatos Nanos në postin e kreut të shtetit, ndërsa ka theksuar se problemi më i rëndësishëm aktualisht është kryetari i qeverisë Berisha.