PS: Igli Totozani, kandidatura për Avokatin e Popullit

Igli Totozani, është kandidatura e përzgjedhur për Avokatin e Popullit nga komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave i Partisë Socialiste. Pas një seence përzgjedhëse, të realizuar në disa faza seleksionimi është kandidatura e Totozanit që finalizon këtë këtë proces. Në një konferencë për shtyp kryetarja e komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave Eglantina Gjermeni bëri të ditur rezultatin final të këtij proçesi. Gjermeni vlerësoi faktin se për herë të parë shoqërisë i ofrohet një kandidaturë jashtë politikës për një post me rëndësi si Avokati i Popullit. Më tej ajo theksoi se i gjithë proçesi,ndonëse i pari në llojin e tij, e finalizoi punën e tij me sukses duke siguruar transparecë dhe gjithëpërfshirje.
“Komisioni ka zhvilluar një punë transparente. Shoqëria shqiptare ka nevojë të çlirohet nga trysnia e politikës. Ky proces ika dhënë të drejtë publikut të marrë pjesë në të duke siguruar gjithëpërfshirje”-tha ajo.
Gjermeni shprehu besimin se kandidatura do të jetë në lartësinë e duhur dhe do të përbushë përgjegjësitë që i takojnë.