E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet në Tiranë mashtruesi maqedonas

Interpol Tirana bënë të ditur se sot është ekstraduar nga Sofia, Bullgari, drejt vendit tonë, shtetasi maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Nezhdet Islamaj, vjeç 38, lindur në Shkup.

Islamaj në vitin 2009 është dënuar nga gjykata e Pogradecit me 4 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave, parashikuar nga neni 189/1, i Kodit Penal.

38- vjeçarit në vitin 2008, i është zbuluar nga një kontroll i Policisë një pasaportë bullgare e falsifikuar, e cila ishte në emër të një shtetasi bullgar. Pas sekuestrimit të pasaportës, shtetasi i mësipërm ka deklaruar se e kishte blerë atë në Maqedoni kundrejt shumës prej 1200 Euro.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›