Rama në Burrel: Askush nuk do një qeveri që u kërkon të lumturohen me lugën bosh
Kjo nuk është Shqipëria e ëndrrave të shqiptarëve. Kjo nuk është Shqipëria e mundësive të barabarta. Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë fëmijët tanë. Qytetarët meritojnë një qeveri që t`u shërbejë.
Ky ka qënë reagimi i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë prezantimit të librit të tij Kurban në Burrel, ndërsa nuk la pas dhe kritikat ndaj qeverisë, duke sulmuar kryeministrin Sali Berisha.
Kreu i opozitës, tha se problemi më i rëndësishëm aktualisht është kryetari i qeverisë Berisha. Gjatë një bisede të hapur me qytetarët e Burrelit, sa i takon librit dhe përmbajtjes së tij, Rama ka theksuar se qeveria aktuale duhet të largohet dhe se asnjë nuk do një qeveri që u kërkon të lumturohet me lugën bosh.
Lideri i opozitës Edi Rama ka shmangur një koment të drejtëpërdrejtë për vetkandidimin e Fatos Nanos, në postin e kreut të shtetit, ndërsa ka shtuar se PS-ja do të ndërtojë një Shqipëri të re, një Shqipëri që u ëndërrua dhe u shpresua në vitet 90.