E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nudo për mbrojtjen e kafshëve

Të zhveshur nudo në një pjatë, për të mbrojtur të drejtat e kafshëve. Kjo ishte një ndër masat sërish spektakolare, të marrë prej njerëzve të thjeshtë, të cilët dalin në protestë për të sensibilizuar njerëzit dhe për të tërhequr vëmëndjen për të mbrojtur kafshët.

Protesta e cila u zhvillua në Valencia, pason atë të mbajtur nga Organizata për mbrojtjen e kafshëve, PETA, për të cilën kanë pozuar nudo ndër vite, një sërë femrash të njohura.

Organizata Peta, ka zgjedhur mënyra të reja per të promovuar idetë e saj kundër mishit dhe gëzofit, duke sulmuar çdo personalitet që  prek “të drejtat” e kafshëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›