E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush, firmosi sot në një ceremoni zyrtare Protokollin e NATO-s që do garantojë sigurinë e Shqipërisë dhe Kroacisë

Presidenti amerikan George W. Bush, nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë, dokumentet që i hapin rrugën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, (Dhoma Lindore), Presidenti Bush tha se anëtarësimi në NATO, garanton se nëse ndonjë vend kërcënon Shqipërinë ose Kroacinë, aleatët e Aleancës do t’u qëndrojnë përkrah për t’u përballur me rrezikun. Gjatë fjalës së tij, ai ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për anëtarësimin në të ardhmen të vendeve të tjera të rajonit që ushqejnë ambicie për përfshirje në NATO, duke e theksuar Aleancën si një garantuese të lirive themelore njerëzore. "Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirive të njeriut, ndërkohë që Amerika zyrtarisht deklaron mbështetjen e saj për futjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Me ceremoninë e sotme festojmë dy demokracive të reja dhe energjike të cilat po përpiqen të marrin përsipër përgjegjësi të reja në një kohë kur përballemi me terrorizëm dhe luftëra," tha Presidenti Bush. Presidenti Bush theksoi se me nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në Aleancë, forcohet partneriteti i Amerikës me vende që dikur dergjeshin nën prangat e komunizmit. Ky është një moment, tha Presidenti amerikan George Ë.Bush, kur populli amerikan gëzon me popullin shqiptar dhe atë kroat një hap të madh drejt përfshirjes së vendeve të tyre në aleancën më të madhe të lirisë që ka njohur ndonjëherë bota. Presidenti, Bush foli në veçanti edhe për rrugën e përshkuar nga këto vende që nga rrëzimi i regjimeve komuniste: "Laura dhe unë kemi kujtime shumë të mira nga vizitat tona në Tiranë dhe Zagreb, ku u takuam me njerëz që po i tregonin botës potencialin e lirive njerëzore. Popujt e Shqipërisë dhe Kroacisë kanë kapërcyer luftëra dhe vështirësi, kanë ndërtuar marrëdhënie paqësore me fqinjët dhe kanë ndihmuar demokraci të tjera të reja të ndërtojnë dhe të forcojnë shoqëri të lira." Aleanca e NATO-s, tha më pas Presidenti amerikan Bush, është një garanci e sigurisë së vendeve anëtare, duke shtuar se këto garanci do t’i ofrohen edhe Shqipërisë dhe Kroacisë, pas anëtarësimit të tyre: "Ftesa për anëtarësim në NATO është vlerësim për reformat e vështira që kanë ndërmarrë këto vende në rrugën drejt begatisë, dhe paqes. Si shkëmbim, antarësimi në NATO ofron premtimin e sigurisë dhe stabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të anëtarëve të Aleancës. Kur Shqipëria dhe Kroacia të jenë zyrtarisht anëtare të NATO, popujt e tyre duhet ta kenë të qartë se nëse një vend tjetër kërcënon sigurinë e tyre, çdo anëtar i Aleancës do t’u qëndrojë në krah." Por, anëtarësimi në NATO, theksoi Presidenti Bush, nuk është kurorëzimi i përpjekjeve, por një angazhim i shtuar për të përmbushur standardet demokratike dhe për të vazhduar përpjekjet për demokratizim të mëtejshëm: "Rruga e reformave nuk përfundon me anëtarësimin në NATO. Çdo anëtar i Aleancës ka përgjegjësinë të zgjerojë, mbështesë dhe mbrojë kauzën e demokracisë. Kam besim se Shqipëria dhe Kroacia do të përmbushin zotimin e tyre për të forcuar institucionet demokratike dhe sistemet e tregut të lirë. Futja e tyre në këtë organizëm është një hap i madh përpara për Ballkanin. Brenda harkut kohor të një dekade, ky rajon është shndërruar nga një pike e globit e përfshirë nga lufta, në një kontribuues për paqen dhe stabilitetin. Amerika mirëpret ditën kur Aleanca e NATO-s, përfshin të gjitha vendet e Ballkanit." Presidenti i SHBA-s, George Ë. Bush e shfrytëzoi ceremoninë e mbrëmshme për të theksuar gjithashtu se Amerika mbetet e angazhuar në mbështetje të aspiratave të Ukrainës, Gjeorgjisë, Bosnjës, dhe Malit të Zi. Duart e Aleancës, shtoi President, mbeten të hapura edhe për Serbinë nëse e zgjedh këtë rrugë. Pas fjalës së Presidentit të SHBA-s George Ë. Bush dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veri Atlantike Jap de Hup Skefer dhe në prani të ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kroacisë, Shefit të Shtatmadhorisë Majk Mëllen, dhe një sërë figurash të larta të administratës dhe Aleancës, presidenti Bush nënshkroi protokollet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Në ceremoninë e zhvilluar në East Room, Shtëpinë e Bardhë, morën pjesë edhe Ambasadori Shqipërisë në Ëashington dr. Aleksander Sallabanda, ambasadorja e Kroacisë, në Ëashington zjn. Kolinda Grabar-Kitarovic, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Daniel Frid, Shefi i Shtatmadhorisë, Admiral Mullen, dhe nën Sekretari i Shtetit England....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›