E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, ja si do të operojnë vëzhguesit vendorë

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare pranë qendrave të numërimit të votave, do të angazhohen rreth 2500 vëzhgues nga organizatat joqeveritare në Shqipëri. Deri më tani, grupi i vëzhguesve vendorë ka trajnuar të gjithë anëtarët e tij. Mënyra se si do të votohet në datën 28 qershor dhe si do të kalojë procesi i mëpasshëm i numërimit të votave, do të jetë në fokus të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Krahas monitoruesve ndërkombëtarë afatgjatë dhe afatshkurtër, në terren do të jenë rreth 2500 vëzhgues vendorë. Ata janë aktivistë nga një rrjet i gjerë i shoqatash joqeveritare. Gerta Meta, përfaqësuesve e ekipit të vëzhguesve thotë, se ka përfunduar procesi i trajnimit të anëtarëve. Ata janë të gatshëm të mbulojnë gjysmën e qendrave të votimit në të gjithë vendin. Si dhe të gjitha qendrat vendore, ku do të kryet procesi i numërimit të votave. Meta veçon si pikë të fortë në rolin e tyre, përdorimin e një teknologjie të avancuar të komunikimit nga terreni në qendrën e përpunimit të të dhënave. Do të përdorim dërgimin e mesazheve sms në dy momente kryesore. Ata do t`i dërgojnë sms në qendrën operative, e cila do të informojë publikun në mënyrë korrekte e të drejtpërdrejtë për parregullsitë, pra si shkon procesi. Do të jemi të fokusuar dhe në përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje. Gjithashtu, ditën e votimit do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të medias. Fokusi do të jetë procedura, që nga hapja e kutive e deri tek mbyllja, e transporti i tyre në qendrat e numërimit, vijoi ajo. Premto Gogo është drejtues i shoqatës "Kriik Albania". Si pjesë e koalicionit të vëzhguesve vendorë, ai do të angazhohet në monitorimin e procesit të numërimit të votave. Gogo thotë se në 66 qendrat e numërimit për të gjithë vendin do të jenë të atashuar 480 monitorues. Është një program, një soft, që përmban të gjitha kalkulimet e parashikuara nga kodi zgjedhor. Në dalje programi jep çdo përqindje të subjekteve elektorale, apo të fokusuar dhe emra kandidatësh në rang qarku. 7 televizione kryesore do të kenë mundësi dalje të pamjeve video nga ky program. Ky nuk është një lloj paralelizmi me punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por një bashkëpunim i vazhdueshëm dhe komplementar me të. "Kriik Albania" bashkëpunon në këtë projekt që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, me shoqatën e administrimit të procesit zgjedhor, ECA, u shpreh Gogos.  Sipas Gogos monitorimi i ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit të votave nga shoqëria civile është në favor të transparencës për publikun aq të interesuar për to.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›