Fushata, BMM: Ja raporti i pasqyrimit të fushatës për datën 17 qershor
Në kuadër të procesit zgjedhor, Bordi i Monitorimit të Medias publikon raportin ku ka monitoruar pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga mediat audiovizive në edicionet informative të lajmeve për datën 17 qershor 2009. BMM në lidhje me të dhënat që rezultuan nga monitorimi e të pasqyruara në tabelat përkatëse, nxjerr këto shifra sipas televizioneve dhe radiove: TVSH: në edicionet informative ka transmetuar 42.48 minuta për PD dhe 23.68 minuta për PS. TV Klan: në edicionet informative ka transmetuar 42.38 minuta për PD dhe 9.03 minuta për PS.
Tv Top Channel: në edicionet informative 12.70 minuta PD përkundrejt 17.68 minuta për PS. TV Vizion Plus: në edicionet informative ka transmetuar 10.25 minuta për PD dhe 9.75 minuta për PS. Alsat: në edicionet informative ka transmetuar 7.69 minuta për PD dhe 4.48 minuta për PS. TV Koha: në edicionet informative ka transmetuar 10.03 minuta PD dhe 8.08 minuta për PS. Shijak Tv: në edicionet informative ka transmetuar 11.48 minuta për PD dhe 12.25 minuta për PS. Ufo Education: në edicionet informative ka transmetuar 14.73 minuta për PD dhe 9.02 minuta për PS. Neës 24: në edicionet e informative ka transmetuar 34.17 minuta për PD dhe 32.90 minuta për PS. Ora Neës: në edicionet informative ka transmetuar 15.10 minuta për PD dhe 10.08 minuta për PS. Nesër TV: në edicionet informative ka transmetuar 56.03 minuta për PD dhe 13.40 minuta për PS. Mediasat: në edicionet informative ka transmetuar 13.62 minuta për PD dhe 9.77 minuta për PS. Real TV: në edicionet informative ka transmetuar 1.92 minuta për PD dhe 4.53 minuta për PS. Radio Tirana: në edicionet informative ka transmetuar 7.38 minuta për PD dhe 6.25 minuta për PS. TAR: në edicionet informative ka transmetuar 1.95 minuta për PD dhe 2.13 minuta për PS. Megjithëse raporti i Bordit të Monitorimit të Mediave nuk ka mbajtur ende një qëndrim të qartë nëse do të përfitojë apo jo në raport kohën e qeverisë dhe të Kryeministrit Berisha në përurime, kohë të cilën e ka përdorur në fushatë zgjedhore, KQZ ka nisur penalizimet e para për televizionet që nuk pasqyruar një fushatë të balancuar. Si rrjedhojë, edhe raportet e ndërkombëtarëve kanë qenë kritike për sa i përket punës së BMM në llogaritjen e kohës së partive në TV.