Arrestimi i policëve kosovarëve, MPJ: Beogradi të reagojë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sot aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Kosovës në pikën e kalimit në Merdare.
Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Jashtme vlerëson se akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon mes vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
“Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga autoritetet përgjegjëse në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen” theksohet më tej në deklaratë.