E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shqiptarë, kapobanda të prostitutave rumune

Itali Në pranga Verdi Xhelo dhe Ardian Buci nga Dibra, si dhe dy vajza rumune

Një valë kontrollesh e kryer gjatë natës duke gdhirë dita e diel, përfundoi me arrestimin e katër të rinjve, dy shqiptarë dhe dy rumune që akuzohen për rrjet prostitucioni. Dy djemtë akuzohen se kanë shfrytëzuar femra si prostituta, bëjnë me dije zyrtare të policisë lokale në Itali, ndërsa dy vajzat u arrestuan se prostituonin në mjedise publike, e ndaluar me ligj. Operacioni u zhvillua në lokalitetin “Capodrise” nga Komisariati i “Marcianise”, duke kryer kontrolle të befasishme dhe të njëkohshme në disa shtëpi dhe mjedise publike të kësaj zone. Si rezultat, janë arrestuar Verdi Xhelo, 28-vjeçar, lindur në Shupenzë, Dibër dhe rezident në “Capodrise” në rrugën “San Donato” dhe Adrian Buci, edhe ai nga Shupenza e Dibrës, 36 vjeç, aktualisht me banim në zonën e “S.Maria” në rrugën “Perla”. Por bashkë me dy shqiptarët, policia tha se arrestoi edhe 24-vjeçaren nga “Bosteni” i Rumanisë, Viorika Goleani. Në pranga ra edhe 25-vjeçarja Ana Maria Puskuta, lindur në Bakau të Rumanisë, aktualisht rezidente në Napoli, në rrugën “Agostino”. Policia tha se dy shqiptarët janë pjesë e një bande të trafikimit të qenieve njerëzore ku dyshohet se janë përfshirë jo vetëm shqiptarë, por edhe rumunë dhe shtetas të tjerë europianë. Nga hetimi ka dalë se dy të arrestuarit merrnin vajza nga Rumania dhe i shfrytëzonin fillimisht vetë dhe më pas i shisnin në trafikantë të tjerë në Itali dhe vende të tjera të BE. Mësohet se gjatë kontrollit policor në një nga banesat e shqiptarëve u gjet edhe një pistoletë e kalibrit 9x21 gjysmë automatike, e paregjistruar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›