E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen në flagrancë komisionerët e PS, stilolapsa me kamer dhe numërator

Në qendrën e votimit 18 73/1 zbulohen mjete të cilat mund të manipulonin zgjedhjet. Në këtë qendër votimi është zbuluar stilolaps me kamer si dhe numërator i cili shërben për numërimin e zgjedhësve. Këto mjete i janë kapur anëtarit të komisionit, i cili përfaqësonte Partinë Socialiste. Mjetet janë sekuestruar nga komisionerët e Partisë Demokratike, të cilët kërkuan që ti bënin publike para mediave të pranishme. Por kjo është kundërshtuar fort nga nënkryetari dhe sekretari i komisionit, të cilët i përkisnin Partisë Socialiste, të cilët kanë shkuar deri në shtyrje fizike mes njëri-tjetrit.      
                                               Kliko mbi fotot per ti zmadhuar Last Updated on Sunday, 28 June 2009 13:12

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›