Gjilan, KQZ: Deri në orën 12, kanë votuar 9.89%
GJILAN- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se 9.89 % nga gjithsej 87.430 qytetarë me të drejtë vote të komunës së Gjilanit deri në orën 12 kanë hedhur votën në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune.
KQZ-ja ka mohuar të ketë marrë ndonjë informacion që flet për parregullsi në procesin e votimit në komunën e Gjilanit.
Kryetarja e këtij komisioni, Nesrin Lushta, ka thënë se në KQZ nuk ka arritur asnjë informatë nga terreni në lidhje me parregullsitë eventuale.
“Në këtë takim pyeta a ka ndonjë parregullsi, a ka ndonjë incident dhe informata, të cilën e mora, ishte se nuk ka. Nëse ndërkohë na vijnë informatat, ato do t’ju japim edhe juve”, ka deklaruar Lushta, duke shtuar se ka dalje në të gjitha vendvotimet, përveç në “fshatin Budrikë, ku deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë votues”.
(e.n/rel/BalkanWeb)