Forumi në Slloveni, Tadic: Marrim pjesë nëse respektohet 1244
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Borsi TadiC, ka deklaruar se Serbia do të marrë pjesë në të gjitha forumet rajonale, në të cilat prania e Kosovës do të trajtohet sipas parimeve të definuara me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe kjo vlen edhe për takimin e Kranjit në Slloveni.
“Këto parime janë shumë të qarta. Serbia nuk do të marrë pjesë në asnjë forum rajonal, në të cilin nuk respektohen parimet e OKB-së dhe që nënkuptojnë edhe respektimin e rezolutës 1244”, theksoi Tadic pas takimit në Novi-Sad me presidentin e Hungarisë, Laslo Shojom.
Kreu i shtetit serb ka vënë në pah se nëse në Brdo afër Kranjit do të respektohen këto parime, Serbia do të marrë pjesë në forumin rajonal.
(e.n/BalkanWeb)