E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nekrofjalim të mërzitshëm për një fushatë të humbur

08-04-2011 / Gazeta 55

PS-ja hapi dje zyrtarisht fushatën elektorale. “Skenari” tip “video-klipi”, që “skenaristët” kishin zgjedhur për këtë event dje, nuk e shmangu kurrsesi hijen e një sjellje nekrofilie e pothuajse të gjithë oratorëve, për të kulmuar me fjalimin, po nekrofilik, të Edi ramës.
Në dallim nga parafolësit, fjalimi nekrofilik i Edi Ramës, ishte edhe më i mërzitshmi.
Kjo dukshëm binte në sy, nga mungesa e duartoriktjeve dhe ovacioneve në sallë, gjatë “të folurit shumë (si zakonisht), e të mos thanit asgjë (po si zakonisht)”, nga ana e Edi Ramës.
Ndërsa, bie fjala, fjalimi i një gruaje, të cilës i kishte ndodhur një fatkeqësi familjare (megjithëse nuk kuptohej pse duhej keqpërdorur tragjedia familjare e kësaj gruaje) dhe e ngjitur në podiumin e fjalimeve, korri më shumë sukses (lexo duartrokitje e ovacione), kur ajo artikuloi frazën “jam e papunë” (megjithëse nuk kuptohej pse duheshin këto duartrokitje e ovacione pas kësaj fraze), fjalimi i Edi Ramës, gjithsesi nuk u ngjit në nivelin e fjalimit të kësaj gruaje. Tregues i mirë, ishin diferencat në duartrokitje dhe ovacione, që shoqëruan dy fjalimet respektive.
Në fjalimin e tij, po aq “i suksesshëm” ishte edhe një ish-emigrant, i kthyer në Shqipëri, por që çuditërisht kishte gjetur punë. Edhe këtij nuk i munguan duartrokitjet e ovacionet, kur artikuloi që kishte gjetur jo vetëm Tiranën e ndryshuar, por edhe punë.
Edhe përballë këtij “oratori”, Edi Rama dukshëm binte në sy që me fjalimin e tij ishte më tepër se i mërzitshëm.
Është më shumë e besueshme se Edi Rama ngeli në hije dje, nga vartësit e tij, deputetë dhe nëpunës bashkie, që më herët para tij, “evidentuan” “arritjet” dhe “fitoret” e tij (Edi Ramës), që nga vitit 1938 (mund ta lexosh edhe që nga vitit 2000), por duke mos guxuar të zënë në gojë “arritjet” dhe “fitoret” e munguara, në mandatin e fundit të tij, në mbyllje.
Në fakt, nuk kishte si të mos ishte i mërzitshëm fjalimi i Edi Ramës, kur ai foli fill pas kandidatëve të disa bashkive të tjera, të cilët, këta, kandidatë nga a ana e tyre, u sollën në Pallatin e Kongreseve, sikur ishin kandidatë për bashkinë e Tiranës.
Në këto kushte, Edi Ramës, nuk i ngeli gjë tjetër, veç asaj, e të përsëriturit, se çfarë thanë vartësit e tij në bashki e parti.
Përpos, këtyre, Edi Rama nuk harroi të “evokojë” atë që ai ka më shumë “hoby”, sjelljen dhe fjalimin nekrofilik.
E vutë re dje, Edi Rama, në ditën çeljes së fushatës elektorale, për të pretenduar një mandat tjetër si kryebashkiak, nuk harroi, që nuk harroi, në mënyrën më të mërzitshme të mundshme (por edhe të pritshme) të përmendë vdekje e vrasje...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›